Një ngjarje e papritur ka tronditur Gramshin sot pasdite, kur një makinë ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit.
Dy persona janë plagosur nga ky incident, të cilët janë vëllezërit Algert dhe Erald Mine dhe janë nisur drejt Traumës. Policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje për të menaxhuar situatën. Ende nuk dihet nëse automjeti ka shpërthyer nga një lëndë plasëse apo për shkak të një defekti teknik, por dyshimet shqyrtohen se mund të jetë vendosur tritol.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për të sqaruar ngjarjen dhe për të garantuar sigurinë publike në zonën e prekur.
/5pyetjet.al