Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës në Fier. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë janë plagosur drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët. Ata janë dërguar në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.









