-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikt në plazhin e Tales, ‘Pse më sheh gruan’ çon në plagosje

Kryesoret

Një konflikt i shkaktuar nga fjalët “Pse më sheh gruan” ka rezultuar në plagosjen e një personi në plazhin e Tales në Lezhë. Policia ka konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur dy shtetas janë konfliktuar për motive të dyshuara xhelozie.

Personi i plagosur, A.M., banues në Zejman, është dërguar në spital dhe gjendja e tij raportohet të jetë stabile jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i plagosjes është larguar me një automjet në drejtim të autostradës. Policisë i është identifikuar autoriteti dhe po vazhdon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do të shërbejnë për hetimin e rastit.

Hetuesit nën drejtimin e Prokurorit po vijojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për dokumentimin ligjor të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit