-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim pranë liqenit të Ujmanit në Kosovë, dëmtohen dy makina

Kryesoret

Policia e Kosovës ka konfirmuar se të dielën ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit, në afërsi të Liqenit të Ujmanit. Zëvendësdrejtori i Policisë për pjesën veriore, Veton Elshani, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se incidenti nuk solli të lënduar, por shkaktoi vetëm dëme materiale në dy vetura të parkuara.

Elshani nuk ka dhënë detaje për natyrën e shpërthimit, ndërsa policia është duke punuar për zbardhjen e rastit.

Zonat pranë Liqenit të Ujmanit kanë qenë të frekuentuara gjatë kësaj kohe të nxehtë, pasi liqeni furnizon me ujë një zonë me mbi 500 mijë banorë. Ky burim ujor është kritik për furnizimin me ujë të shtatë komunave në jug dhe veri të lumit Ibër, si dhe për termocentralet Kosova A dhe B, Trepça dhe Ferronikeli.

Liqeni i Ujmanit është i rëndësishëm për Kosovën edhe për prodhimin e energjisë, furnizon hidrocentralin e Vallaçit dhe mbush me ujë lumin Ibër, i cili kalon përmes territorit të Serbisë dhe Malit të Zi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit