-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brukseli heq vizat për qytetarët e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Kryesoret

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të hënën rregulloren që u lejon edhe serbëve të Kosovës që janë pajisur me pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, t’u hiqen vizat sikurse të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit, vendimi pritet t’i prekë rreth 18 mijë banorë serbë të Kosovës që i posedojnë këto dokumente. Rregullorja hyn në fuqi në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

Më 16 nëntor 2023, Komisioni publikoi një propozim për të hequr këtë përjashtim. Amendamenti i rregullores përkatëse u miratua nga Parlamenti i mëparshëm Evropian gjatë seancës plenare përfundimtare në prill të këtij viti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit