-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E akuzoi për vrasjet e 21 Janarit, Basha i përgjigjet Metës: Po mbron Berishën

Kryesoret

Ilir Meta e akuzoi Lulzim Bashës si përgjegjësi direkte për vrasjet në ngjarjen e 21 janarit.

Në një postim në rrjete sociale Basha i është përgjigjur Metës në lidhje me deklaratën për 21 janarin.

Basha shprehet se drejtësia ka shumë për të zbardhur 21 janarin.

“Nga Ilir Meta, njeriu me bllok, te Edi Rama, organizatori i protestës me sebepin e bllokut, i cili më pas çuditërisht e bëri Ilir Metën pjesë të pushtetit dhe ata që i akuzonte si pjesë e grupit të zjarrit i emëroi kryetar të PS dhe të Bashkisë. E më pas e gjithë e vërteta deri në fund”, shkruan Basha.

Ai ka shpërndarë edhe një video kur Ilir Meta dhe Sali Berisha përplaseshin në Parlament për 21 janarin.

“I njëjti person që sot bën sikur mbron Sali Berishën, ka bërë akuza nga më monstruozet ndaj tij edhe në këtë rast. Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve”, shkruan Basha.

Meta: Lulzim Basha përgjegjës direkt për vrasjet në 21 Janar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit