Fermerët e fshatrave në zonën e Maliqit kanë dalë sot në protestë kundër mungesës së tregut dhe prodhimeve të pa shitura.
Grupi i fermerëve u mblodh pranë fshatit Drithas në rrugën hyrëse, përdorur mjetet e tyre për të bllokuar qarkullimin. Një fermer është gjobitur për këtë veprim, sipas të dhënave, shtetasi Petraq Dimko u gjobit me 100 mijë lekë.
Sipas fletës së gjobës, ai u akuzua se në orën 09:30 bllokoi aksin rrugor Libonik-Dridhas pa leje dhe pa arsye të arsyeshme.