Një banesë njëkatëshe në lagjen Sheq i Madh në Fier është kapur nga flakët në orët e mëngjesit, pasi një ventilator i lënë ndezur shkaktoi një shkëndijë elektrike. Shpërthimi i zjarrit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Dy mjete zjarrfikëse janë dërguar në vendngjarje dhe forcat e zjarrfikëses po punojnë intensivisht për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në banesat e tjera në lagje.
Nuk raportohet për personat e plagosur nga ky incident.