-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri Balla: Policimi i së ardhmes me inteligjencë artificiale

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla po prezanton draftligjin për Policinë e Shtetit në komisionin parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Balla tha se në hartimin e draftligjit, puna për të cilën filloi që në 2023, janë marrë parasysh modele të vendeve të tjera dhe janë bërë konsultime me partnerët, organizatat me të cilat Policia e Shtetit bashkëpunon, duke adresuar gjithashtu rekomandimet e BE.

Ministri shtoi se në të ardhmen, policimi duhet të bazohet në inteligjencë, duke përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Synojmë të kemi një polici si vendet e BE deri në vitin 2030. Puna për hartimin e draftligjit nisi në shtatorin e vitit 2023, duke u bazuar në analizat e thelluara të modeleve të vendeve si Italia, Kroacia, Sllovenia, Rumania, si dhe ekspertizën e organizatave me të cilat bashkëpunojmë çdo ditë. Ligji është nënshtruar një procesi konsultimi me institucionet e pavarura, duke përfshirë SPAK-un, Prokurorinë e Përgjithshme, KLP-në, KLGJ-në etj.

Ligji sjell inovacione në pranimet në polici dhe në rolet zbatuese. Pas disa viteve ndërprerjeje, Akademia e Sigurisë do të rikthehet këtë vit me 100 studentë në programin e licencës”, u shpreh Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit