Katër shqiptarë kanë përfunduar në burg dhe tre të tjerë me ndalim qëndrimi në provincën e Parmës në Itali pasi dyshohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Gjatë një operacioni policia italiane ka sekuestruar grupit të shqiptarëve 360 mijë euro, që mendohet se janë fitimi i trafikut të drogës.
Mediat italiane raportojnë se janë gjithsej 15 persona nën hetim nga prokuroria e Parmës, disa prej të cilëve konsiderohen nga hetuesit si të një rëndësie të konsiderueshme kriminale.
Sipas hetimeve, sapo kokaina të mbërrinte në Parma, ajo shpërndahej edhe në provinca të tjera: Pesaro dhe Urbino, Macerata, Alessandria, Brescia, Mantua, Ravenna, Rimini, Udine, Pordenone.