Ditën e sotme 7 skuadrat shqiptare mësuan kundërshtarët e raundit të tretë në Conference League.
Egnatia, nëse arrin të kualifikohet përballë Vikingur të Islandës, në raundin e tretë të Conference League do të ketë si kundërshtar fituesen e çiftit Virtus A.C-Flora Talin.
Partizani, që në raundin e dytë sfidon Iberian e Gjeorgjisë, në raundin e tretë do të përplaset me fituesin e çiftit Basaksehir-La Fiorita.
Ballkani, skuadra kampione në fuqi e Kosovës, në rast se do të kalojë Hamrun Spartans në turin e dytë, në të tretin do të përballet me Larne F.C të Irlandës së Veriut.
Llapi, nëse kalon danezët e Brondby, ekipi nga Podujeva do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Legia Varshavë-Caernarfon Taën.
Drita, që sfidon islandezët e Breidablik, në raundin e tretë, nëse kualifikohet, gjen fituesin e Auda-Cliftonville.
Struga, skuadra shqiptare kampione e Maqedonisë së Veriut, nëse eliminon Puynik, do të matë forcat me fituesen e çiftit Differdange-Ordabasy.
Deçiç, skuadra kampione shqiptare e Malit të Zi, nëse kalon Dinamo Batumin, do të përballet në turin e tretë me fituesin e finlandezët e Helsinkit.