Kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ tha që jaë përmirësuar dhe kanë marr nivelin e duhur.
“Ka marr një zhvillim normal që ka nevojë për përmirësim. Infrastruktura rrugore është e mirë këtë vit është rregulluar nga qeveria. Kuptohet dhe ndërhyrja nëpërmjet unazës në Shkodër për të ardhur nga Shkodra në Malësi dhe anasjelltas. Turistët janë të shumëllojshëm, gjerman, nga vendet e afërta si shqiptar, kosovar, zvicerian vijnë dhe kalojnë disa ditë”, tha Marinaj.
Ai tha që “Normalisht jo të gjithë merren me bujtina dhe kanë nivelin e duhur. Kapacitet janë çdo vit në rritje aktualisht shkon ne 1 mijë e 500 shtretër por kuptohet që janë individ dhe biznesmen që duan të zhvillojnë argoturizmin. Aty dallohen ushqimet bio, mënyra e gatimit, si djathi mishi janë produkte bio dhe normalisht turistët i shijojnë dhe i pëlqejnë shumë në bujtinat ku ata i vizitojnë”.
Gjithashtu Tonin Marinaj theksoi se malësorët janë bujar dhe shumë të dashur dhe kushdo që e ka vizituar e kanë kuptuar, ka vend për tu përmirësuar po çdo vit po përmirësohet më shumë.