Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në fshatin Mbolan në njësinë administrative Sinjë.
Më vendin e ngjarjes ka shkuar menjëherë shërbimi zjarrfikës dhe po punon për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore me pompa uji shpine.
Mungesa e rrugës ka bërë të vështirë shuarjen e flakëve.
Një sipërfaqe rreth 500m2 me shkurre e ferra dhe 150 balla jonxhe janë djegur nga flakët.
Gjithashtu flakët kanë përfshirë edhe masivin pyjor të fshatit Shmri në Orosh të Mirditës.
Në terren për janë angazhuar 6 shërbime zjarrfikëse, 20 forca bashkiake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative si dhe 30 efektiv të FA.
Kreu i Emergjencave Civile Haki Çako tha se po vijon puna për shuarjen e flakëve dhe ekipet e ndërhyrjes janë të rrezikuar gjatë gjithë kohës.
“Sot është riaktivizuar zjarri në zonën e Dropullit. Mësohet se vatrat e zjarrit janë aktive pranë fshatrave Dhuvjan, Vanistër, Goranxi dhe deri Dervician. Në terren ndodhen rreth 50 forca zjarrfikëse të Dropullit dhe të ushtrisë”, shprehet kreu i emergjencave.