-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

21 vatra në vend, zjarri i merr jetën 71-vjeçarit

Kryesoret

Nazif Nura ka ndërruar jetë në spitalin e Burrelit, pasi pësoi djegie të rënda. Ai po digjte kashtat e grurit, por fatkeqësisht është përfshirë nga flakët dhe ka pësuar djegie të shkallës së lartë.

U shtrua në spitalin “Xhavit Mara” në Burrel, por nuk u shpëtoi dot plagëve të rënda dhe për shkak të emetimeve të organeve jetësore ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme.

Ndërkohë që të gjithë vendin janë 21 vatra në 24 orët e fundit, në territorin e vendit. 18 prej tyre janë shuar dhe sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile 3 vatra zjarri janë ende aktive.

Efektivët e Forcave të Armatosura e Forcat Zjarrfikëse, së bashku me ato të shërbimit pyjor po punojnë për izolimin e plotë të vatrës në fshatin Pregjë-Lurë, në Dibër.

Puna ka vazhduar për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Shënmëri të bashkisë Mirditë si dhe në vatrën e zjarrit midis fshatrave Goranxi dhe Derviçan, në Dropull të Poshtëm.

Për shkak të temperaturave, terrenit të vështirë dhe erës së fortë zjarri dje në këtë zonë mori përmasa të mëdha duke përkeqësuar situatën në fshatrat Dhuvjan, Goranxi dhe Derviçan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit