Një tragjedi rrugore ka ndodhur në fshatin Bilalas të Durrësit, ku një 32-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të shkaktuar nga humbja e kontrollit të mjetit nga shoferi i tij, 46-vjeçari S. L., banues në fshatin Rubjekë.
Autoritetet lokale bënë të ditur se aksidenti ndodhi kur automjeti doli jashtë rrugës i ka shkaktuar plagë të rënda pasagjerit të mjetit, Gjovalin Gjergji, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës, por në vazhdimësi, nuk mundi të shpëtojë.
Policia ka arrestuar shoferin në vendin e ngjarjes për procedurat ligjore të nevojshme.