Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle dha dorëheqjen sipas një emaili që ajo ia dërgoi stafit të saj, pas atentatit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në një tubim zgjedhor më 13 korrik.
Cheatly, që kishte qenë në krye të Shërbimit Sekret që nga gushti i vitit 2022, u përball me thirrje për dorëheqje dhe me disa hetime lidhur me atë se si sulmuesi i armatosur arriti të qëndronte aq afër kandidatit republikan për president gjatë tubimit që ai mbajti në Pensilvani.
“Marr përgjegjësinë e plotë për dështimin e sigurisë”, tha ajo në emailin që e dërgoi të martën, më 23 korrik.
“Pas ngjarjeve të fundit, ju njoftoj se kam marr vendimin e vështirë që të tërhiqem nga posti i drejtoreshës”, shtoi ajo.
Një ditë më herët, Cheatly dëshmoi para Kongresit amerikan dhe tha se atentati ndaj Trumpit ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada.