Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se Halit Valteri, anëtari socialist kreu një atentat duke qëlluar anëtarin e këshillit bashkiak, Tedi Blushi.
“Këta kujtojnë se do të shuajnë një komb që u ka mbijetuar stuhive më të tmerrshme. Ndaj e theksoj që morri që kreu atentatin dihet nga të gjithë se kush është dhe tre porositësit dihen nga të gjithë se kush janë.
Tedi Blushin e falënderoj për opozitarizimin. Kontrata lobimi nuk ka firmosur. Nuk ka pasur ndonjë problem të tillë. As tendera nuk ka firmosur. Ka vetëm një orientim, interesin kombëtar” tha ai.
Më tej, vetë Tedi Blushi u shpreh se “i dje në këshill ishte planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Kryetari i bashkisë ka qenë i veshur me anti-plumb dhe brenda në sallë kanë qenë persona të armatosur dhe civilë”.