Djali i 70-vjeçarit Fadil Hunda, i cili u qëllua në një lokal në Durrës, ka treguar se plagosja e të atit nuk lidhet me një borxh, siç u raportua fillimisht.
Romir Hunda ka bërë të ditur se autori, i cili kishte një lidhje borxhi me familjen e tyre, kishte synuar të merrte peng babain e tij.
Pas incidentit, 70-vjeçari arriti të neutralizojë autorin, një 31-vjeçar, i cili sipas tij donte ta merrte peng.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 18 korrikut në një lokal, ku policia e Durrësit raportoi se plagosja ndodhi në kontekstin e një konflikti familjar.
/5pyetjet.al