Një 19-vjeçar shqiptar u arrestua pasi u gjet duke ndihmuar në kultivimin e kanabisit.
Ai kishte mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone.
Sipas Daily Mail shqiptari Oltion Satafani nuk i ka paguar kontrabandistët për ta sjellë në Britani, por ka rënë dakord për të shlyer detyrimin duke ndihmuar në rritjen e bimëve narkotike në një shtëpi në Londrën juglindore.
19-vjeçari është dënuar me gjashtë muaj burg.
Oficerët gjetën 48 bimë kanabisi dhe 14 qese plastike të pastra plot me materiale të pretenduara nga prokuroria si lëndë narkotike.