Kryeministri Albin Kurti ka reaguar në lidhje me vrasjen e dyshuar të Faton Hajrizit në Serbi, duke thënë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë po e trajtojnë rastin. Ai shtoi se si kryeministër, nuk ka nevojë të përfshihet personalisht në këtë çështje, duke theksuar se ka shumë detyra të tjera që duhet të kryejë.
Për autoritetet kosovare, Kurti tha: “Nuk mund të merrem edhe me punën e ministrit, besoni kam shumë punë si kryeministër.”
Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e ka konfirmuar se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të dyshuar për vrasjen në kufi, të cilat janë krahasuar dhe përputhur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit.