Anija ushtarake shqiptare “Oriku” gjatë patrullimit në detin Egje shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord.
Anija shqiptare “Oriku” me mision në detin Egje vijon kontributin në parandalimin e emigracionit të paligjshëm në ujërat e Aleancës.
Ekuipazhi shqiptar, gjatë lundrimit në rajonin e patrullimit, shpëtoi një gomone në vështirësi me 20 persona në bord, nënvizoi ministri shqiptar i mbrojtjes.
Shtetasit nga Palestina iu dorëzuan Rojës Bregdetare greke për procedurat e mëtejshme.