-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj: Fleta e votimit për diasporën të jetë me format të njëjtë por me ngjyrë tjetër

Kryesoret

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’ Adriatik Lapaj në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve në lidhje me reformën zgjedhore tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet.

Lapaj shprehet se fleta e votimit për votuesit të diasporë duhet që të ketë format të njëjtë por me ngjyrë tjetër ndryshe nga i vendit tonë.

“Kjo do bënte që fletët të mos silleshin në Shqipëri e të mos keqpërdoreshin. Ata që presin zarfet postare duhet që të jetë një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, anëtarë që përcaktohen me short nga institucione të pavarura”, tha Lapaj.

Ai theksoi se tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit.

“Tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi propozuar që listat të jenë të hapura. Unë do propozoja, që bëjeni siç e keni parashikuar (1/3 e listës e mbyllur dhe 2/3 e hapur), por lëreni opsionale. Kjo adreson të gjithë shtresat e shoqërisë”, u shpreh Lapaj.

Drafti final/ Ka marrëveshje, voton Diaspora, hapen 2/3 e listës për deputetë

Sula: Drafti është vlerësuar, vulosur dhe ka ardhur këtu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit