Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se moszbatimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Xhaçka është një vepër penale dhe prandaj i kërkon SPAK që të marrë masa për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PS-së, Bledi Çuçi.
“E çon vendin në kushtet e mosbindjes civile, nëse secili prej nesh e lë në gjykimin e tij nëse do të zbatohet një vendim Gjykate, këtu ka rënë shteti demokratik, sot kryetari i PD mbahet prej më shumë se prej 200 ditësh në arrest se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate.
Rama për t’i ardhur në mbrojtje një shoqje apo shoku, jo vetëm nuk kanë pasoja të ngjashme, por ia thonë opinionit publik si diçka të normale, prokuroria e posaçme të marrë masa, mos zbatimi i një vendimi të gjykatës Kushtetuese është vepër penale.
Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës dhe pres që të ndiqet e njëjti standard, nuk mund të ketë një drejtësi ndryshe për Berishën, dhe një tjetër për Edi Ramën dhe Bledi Cuçin”, tha Bardhi.
Sot Çuçi njoftoi se socialistët nuk do çojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.