Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u miratuan 18 vota pro dhe një kundër.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se formula për shpërndarjen e mandateve është qartësisht më efektive se hersi i vitit 2021.
“Nuk e di fiks sa do të jetë ndarja e atyre që do futen nga lista fikse dhe nga lista me votë parapëlqyese, në finale. Por qartësisht do të hynë të paktën 10-fish më shumë se sa sistemi që na ka futur ne në këtë sallë”, tha Bardhi.
Më tej i ndalur tek 1/3 e listës së mbyllur Bardhi tha se deputetët që janë zgjedhur në zgjedhjet e 2021 janë produkt i listave të mbyllura.