Fatmir Mediu në Komisionin e Ligjeve tha se Reforma Zgjedhore me ndryshimet që po bëhen është e dështuar.
Mediu thekson se ky proces i dështuar dhe nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Sipas tij të gjitha elementet e tjera janë të pavlerë.
“Në këndvështrimin tonë, dy elementë ishin të rëndësishëm, koalicionet zgjedhore dhe me ndëshkimin e atyre që grabisin zgjedhjet. Nëse partitë politike janë tribale, vënë kandidatë tribalë, dhe nëse partitë demokratike janë demokratike, kandidati më i ri ka të njëjtat të drejta siç ka politikani i vjetër. Nëse nuk ndodh ky rotacion për shkak të votës së qytetarëve, ky është proces i emëruar”, tha Mediu.