Deputetja demokrate, Elda Hoti denoncoi bllokimin e hyrje-daljeve në Thumanë për shkak të ndërtimit të autostradës së re. Deputetja tha se një gjë e tillë jo vetëm pengon lirinë e lëvizjes, por po falimenton një zonë të tërë.
“Sot, në ora 18.00, do të mblidhemi në hyrje të aksit Thumanë-Kashar për të protestuar për traun e ri që ndan shqiptarët nga shqiptarët, që ndan të pasurit nga të varfrit, që ndan hajdutët nga punëtorët.
Ftoj qytetarët e Krujës, Fushë Krujës, Kurbinit, Mirditës, Lezhës dhe Shkodrës, t’i bashkohen protestës,” tha deputetja.