Disa lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë këtë mëngjes në orën 02:42 në disa qytete të vendit.
Sipas informacioneve të para lëkundja ka qenë me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 48 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 35 kilometra në veriperëndim të Durrësit.
Thellësia e valëve ka qenë 6.5 kilometra dhe lëkundjet janë ndjerë dhe në Lezhë, Laç e Fushë-Krujë.