Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mykonos të Greqisë dhe po kërkohen tre bashkëpunëtorët e tij ku është identifikuar njëri.
Ata akuzohen se kishin krijuar një grup ku kryenin vjedhje nëpër njësi akomodimi turistike.
Sipas mediave greke, autorët kishin formuar një grup kriminal ku kryenin vjedhje në akomodime të ndryshme turistike nga të cilat kanë marrë ora, sende me vlerë, para dhe veshje.
Gjatë operacionit u identifikua një zonë e hapur ku banonin përkohësisht në një çadër dhe kishin fshehur sendet e tyre mes shkëmbinjve.
Gjatë kërkimit dje në orët e para të mëngjesit u arrit të arrestohej 32-vjeçari Aldo Leshi, i cili u kap teksa tentoi të arratisej.
Si bashkëpunëtor i tij është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ariol Nikolli 21 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tjerë që dyshohet se janë shqiptarë.