Një aksident ka ndodhur në Gjirokastër ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përrua.
Nuk raportohet për dëme njerëz por vetëm dëme materiale.
Makina ishte e tipit “Porshe” me targa angleze, në të cilën udhëtonte pronari i një hoteli në pazarin e qytetit me iniciale Gj.Dh. shoqëruar nga një femër.
Policia po punon për shkaqet e aksidentit të cilat janë ende të paqarta.