Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në një deklaratë për mediat foli në lidhje me votën e diasporës.
Bylykbashi u shpreh se në lidhje me pagesën e personave që jetojnë jashtë është një diskutim i gjatë.
“Në lidhje me pagesën e personave që jetojnë jashtë është një diskutim i gjatë por edhe këto diskutime kanë nisur që në vitin 2018, zgjidhja është kjo shteti mbulon dërgimin e materialit dhe zgjedhësi e kthen mbrapsht, mbulimi i kostove nga shteti nënkupton që paguhet me taksa nga paratë publike që mblidhen nga takrat e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri”, tha Bylykbashi.
Më pas ai tha se listat e hapura krijojnë edhe konflikt mes kandidatëve, prandaj duhet të zgjidhet një standard që e kanë shumica e vendeve të BE, të cilat vendosin një prag.