-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diaspora, Meta: 10 vite përjashtim nga taksat për ata që rikthehen të investojnë

Kryesoret

Partia e Lirisë mblodhi të enjten Komisionin për Diasporën. Gjatë mbledhjes së zhvilluar online, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se programi i forcës politike që ai drejton ka pesë prioritete, një prej të cilëve është edhe diaspora. Ai premtoi deri në 10 vite përjashtim nga tatimfitimi për ata që kthehen të investojnë në vend.

“4 milionë shqiptarë plus, nuk mund të realizohen, pa riintegrimin e shumicës së diasporës, që sot është larg vendit, por që mendjen, që zemrën, që shpirtin e kanë këtu.

Duhet të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur vendin tonë në edukimin e fëmijëve tanë, si brenda vendit, ashtu dhe jashtë vendit. Roli i shtetit në këtë drejtim është thelbësor për të mundësuar ura komunkimi në fushën e arsimit me vendet ku shqiptarët jetojnë.

Pa rolin e diasporës, s’do kishte kurrë një shtet të pavarur shqiptar. Roli i diasporës në Amerikë, roli i arbëreshëve, që ka qenë i padiskutueshëm, dhe që ruajti figurën e Skënderbeut me fanatizëm”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit