-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy vjet nga themelimi i PL-së/ Meta: Rikthimi i pashmangshëm, vazhdimi i domosdoshëm

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka kujtuar dy vjetorin e themelimit të pasrtisë.

“2 vite me pare u riktheva ne politiken aktive permes Partise së Lirisë. Gjatë 5 viteve te mia si President i Republikës ndodhi një grusht shteti i “bute”, por kriminal i kapjes totale të shtetit. Per kete ndihmoi shume jo vetem shitja e ish-kryetarit te PD, por edhe mendjelehtesia e drejtuesve te LSI”, shkruan Meta.

Ai thekson se ky rikthim i tij ishte i pashmangshëm dhe vazhdimi është i domosdoshëm derisa të restaurohet rendi kushtetues dhe demokracia funksionale.

“Partia e Lirise eshte sot Flamuri kunder shpopullimit falë 5 Prioriteteve te saj per 4 milion shqiptare plus. Sot jemi 20 vite nga krijimi i LSI dhe fatkeqesisht një pjese e bashkepunetorive te mij i kembyen idealet e perbashketa me interesa materiale dhe ordinere. Por ne sot po na bashkohen shume te rinj dhe intelektualë qe kane vizionin e duhur, karakterin dhe vendosmerine per t’i shkuar deri ne fund kauzave tona per nje Shqipëri Demokratike, Sovrane dhe Euroatlantike! Ne do të Fitojmë sepse nuk ka rrugë tjetër!”, shkruan Meta.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit