Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin e Festim Bexhdilit dhe Olsi Turjas.
Ata akuzohen për rrëmbimin e Jan Prengës.
Gjykata e Lartë vendosi që çështja do të kthehet për rishqyrtim në të njëjtën gjykatë por me trupa të tjerë gjykues.
Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz ku më pas u vra dhe trupi i tij akoma nuk është gjetur.
Më 20 mars 2023 Apeli i Posaçëm i dënoi Festim Bexhdili me burgim të përjetshëm, ndërsa Olsi Turja me 3 vite.