Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person në Suharekë është arrestuar pasi ka qëlluar me armë në një aheng.
Arma që ai qëlloi rezultonte pa leje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në një aheng familjare ka shtënë me dy armë zjarri për të cilat posedon leje përkatëse”, thuhet në raport.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 20 gëzhoja 9mm dhe dy armë zjarri pistoleta 9×19 mm dy karikatorë si dhe dy lejet përkatëse për armë.