-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Thumanë

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Thumanë dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Dyshohet se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve për motive pronësie.

Dy kushërinj Feim Sela dhe Ardian Sela janë konfliktuar mes tyre dhe kanë plagosur njëri-tjetrin me armë.

Ata janë plagosur në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njëri prej të plagosurve është punonjës policie, por në momentin e ngjarjes ka qenë jashtë detyrës.

Ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e shkakut.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit