Deputeti Vangjel Dule dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali replikuan në seancën e sotme plenare.
Vangjel Dule akuzoi mazhorancën se kërkon të grabis pronat e himariotëve dhe të heq gjuhën greke.
“Është i qartë objektivi juaj, himarjoteve doni tu rrëmbeni pronat, dhe banorëve të lumit të Vlorës po tentoni ti merrni ujin e lumit. Në këto kushte keni ndërsyer duke shkelur ligje e parime gjithë administrata është në Himarë. Anëtarët e Këshillimit të Ministrave e bëni me turne shërbimin tuaj për të rrëmbyer mandatin e bashkisë Himarë”, u shpreh Dule.
Ndërsa Spiropali tha se “Ne me zgjedhjet e Himarës nuk bëjmë politikë as të brendshme as të jashtme, por do ti Himarës japim zgjidhje për problemet e tyre lokale jashtë ndikimeve që e kanë kthyer këtë beteje elektorale në një luftë të pakuptimtë ndikimesh që nuk ju bëjnë nderë”.