-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Duhet të forcojmë bashkëpunimin me Kolumbinë

Kryesoret

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj njofton se sot pranoi sot takoi ambasadoren e re të Kolumbisë, jo rezidente në Shqipëri, Ligia Margarita Quessep Bitar.

Sipas zyrës së shtypit, në takim u theksua nevoja për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve nëpërmjet forcimit të dialogut politik, bashkëpunimit në sektorin ekonomik dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Për sa i përket bashkëpunimit mes dy vendeve si pjesëmarrëse në organizmat ndërkombëtare, Presidenti i Republikës theksoi qëndrimin e tij se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kolumbinë në vijimësi të rezultateve të arritura në marrëdhëniet midis palëve përmes përkrahjes së ndërsjellë.

Presidenti Begaj garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të bashkëpunojë me Kolumbinë në lidhje me deklaratat e përbashkëta rajonale në kuadër të Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe në fushën e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të grave dhe fëmijëve.

Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës shprehu bindjen se Kolumbia do të ruajë të njëjtën linjë mbështetëse në aplikimin për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare” tha Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit