Mbrëmjen e djeshme gjatë një konflikti në Thumanë u arrestuan 4 persona mes tyre edhe një efektiv policie.
Sahit Ahmetaj 55 vjeç, efektiv policie dhe Adrian Ahmetaj së bashku me dy vëllezërit Fatos Sela 33 vjeç dhe Ylli Sela 40 vjeç kanë debatuar dhe konfliktuar fizikisht për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.
Nga konflikti kanë mbetur të dëmtuar Sahit Ahmetaj, Adrian Ahmetaj dhe Fatos Sela, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë e efektivit Sahit Ahmetaj municion luftarak, 2 fishekë dhe gëzhoja.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Dinamika/ Polici nxori armën, si nisi sherri nga fjalët tek plumbat për tokën?