Deputetja Flutura Açka u shpreh sot se qeveria i ka mbyllur gojën opozitës me vila dhe resorte duke marrë mandatin e katërt me ndryshimet e fundit që do të miratohen ditën e sotme në Kuvend.
“Disa opozitarë kanë fuqi më shumë se ministrat tuaj. Kanë marrë leje ndërtimi, resorte dhe përkëdhelen prej jush shumë mirë. Ju lumtë. Disa opozitarë nuk janë më opozitarë. Dihet shumë mirë se kush janë, ajo quhet opozita teknike.
Do ta votojnë sepse kanë frikë. Frika korrupton dhe jo pushteti, frika se e humbet pushtetin. Ka edhe pushtet në opozitë.
Disa opozitarë kanë ndryshuar edhe adresën, nga Medreseja apo “Rrapi i Treshit” jetojnë tani në vila apo kodra. Ju e keni siguruar mandatin e katërt nga sot me votimin” tha ai.