-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e kap mes kanabisit, trafikanti qëllon me pistoletë

Kryesoret

Qëlloi me armë zjarri gjatë ndërhyrjes nga policia, në parcelën ku kishte kultivuar bimë narkotike, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari në Krujë.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, bimë të dyshuara narkotike, një shkop bejsbolli, një përforcues grushti dhe një celular.

“Gjatë kontrollit në Kodër Bubq është konstatuar një parcelë ku u gjetën 64 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, shtetasi A. S. ka qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan së bashku me bimët dhe armën e zjarrit, një përforcues grushti dhe një shkop bejsbolli” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit