Degjojme dhe lexojme shpesh lavderime e glorifikime per ministrat shqiptare te arsimit te kohes se Luftes se Dyte Boterore. Me te drejte vleresohet lart hapja e 100 apo dyqind shkollave shqipe ne Kosove dhe ne Maqedoni.
Por historia u tregohet brezave e censuruar dhe e gjymtuar. Ministrat e arsimit te asaj kohe ishin burra arsimdashes dhe patriote, por pyetja e thjeshte kyce eshte: A i hapen 100-200 shkollat shqipe ata me parate e tyre dhe ai paguanin ata qindra mesuesit e Shqiperise me parate e tyre?
Aspak! Ata zbatuan vendimin e qeverise shqiptare te kohes, te firmosur nga kryeministri i kohes. Pa firmen e kryeministrit te kohes nuk ishte hapur asnje shkolle shqipe ne “tokat e lirueme”.
Ndaj eshte nje domosdoshmeri te permendet dhe te lavderohet ne rradhe e pare per kete nisme patriotike kryeministri i kohes, qe firmosi vendimin dhe buxhetin per hapjen e 100-200 shkollave shqipe ne Kosove dhe ne Maqedoni.
Aq me teper kur kryeminister ka qene nje intelektual i shquar si Mustafa Merlika Kruja, linguist dhe historian, autor i te parit fjalor etimologjik te gjuhes shqpe, me i shquar se ministrat e tij te arsimit.
Mjaft me me censure te se vertetes dhe te historise dhe me shikimet e gabuara te historise sone vetem me sy ideologjik, krahinor dhe fetar!