Tym dhe blozë në Vlorë. Situatë apokaliptike në zemrën e turizmit në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri. Vlora prej dy ditësh është e pushtuar nga tymi si pasojë e djegies së plehrave në fushën e mbetjeve.
Zjarri vijon me intensitet prej mbrëmjes së djeshme por edhe paradites dhe mesditës së sotme. Zgjimi për banorët dhe turistët ishte tronditës. Tymi i madh në formë reje është përhapur në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime.
I vetmi që nuk duket është kryetari i bashkisë, Ermal Dredha. Asnjë reagim, asnjë masë konkrete veç zjarrfikëses dhe ushtrisë nga Tirana.
Dredha erdhi me premtimin se nuk do të ishte si Dritan Leli dhe se do të zgjidhte problemin. Por deri tani ka qenë në gjumë, të paktën në këtë aspekt, menaxhimit të mbetjeve.
Miliona euro kredi dhe para të taksapaguesve shqiptarë të investuara për ndërtimin e landfillit të Sherishtës në Vlorë duket se kanë shkuar dëm…