“Sot është seanca e fundit për këtë sezon parlamentar. Që nga Janari e deri më sot, nuk di a ka pasur ndonjë seancë ku kryeministri ka qenë prezent.
Ai është më i shqetësuar për udhëheqjen globale dhe hallet e popullit ndërkombëtar. Pasi mbaroi me refugjatët e Melonit u hodh te ato të Anglisë, tani të kujdeset pak për refugjatët këtu se jemi kthyer në popull refugjatësh.
Të vijë së paku në ditën e fundit në Kuvend se ai edhe kur vjen në Shqipëri, ia mbath në ndonjë kullë. Është bërë si ai që i këndojnë “ku leh qen e ku del tym, e ku bën daullja bym, aty është Edi Rama”, tha Spaho.