Gjashtëmbëdhjetë emigrantë u mbytën duke u përpjekur të kalonin një lumë në veri të Panamasë.
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe presidenti i vendit, Jose Raul Molino.
Roja Kufitare e Panamasë njoftoi se kishte gjetur trupat e 10 emigrantëve, ndërsa nuk specifikoi kombësinë e tyre.
Tragjedia ndodhi në provincën bregdetare të Kuna Yala, pranë kufirit me Kolumbinë, një zonë e mbuluar me pyll tropikal që është bërë pjesë e rrugës së marrë nga emigrantët që përpiqen të arrijnë në SHBA.