-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nikolla iku/ Braçe: Ishte fuqia e qetë e Kuvendit! Spiropali: Qëndroi e fortë

Kryesoret

Lindita Nikolla dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit mbrëmjen e djeshme për arsye shëndetësore. Deputeti Erion Braçe ka vlerësuar punën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. ‘Nikolla fuqia e qetë e Kuvendit!’ shkruan Braçe.

Elisa Spiropali shprehet se këto tre vite ka qëndruar në lartësinë dhe dinjitetin që i takon asaj detyre dhe e quan një grua të fortë dhe mike të mirë.

“Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.

Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre. Grua, mike, kryetare, shumë përqafime për Ty”, shkruan Spiropali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit