Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndihmojnë në trajtimin e sfidave globale gjatë takimit me homologët e këtyre vendeve në Laos. Ai vuri theksin sidomos tek agresioni rus në Ukrainë. Diplomatët e lartë nga Azia Juglindore u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Laosit për një takim treditor ndërsa vendet e kësaj pjese të Azisë janë përballur me tensionet mbi pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, përshkallëzimin e luftimeve në Mianmar dhe rivalitetin rajonal.