7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sondazhet/ Harris i afrohet Trumpit, Dritan Nesho për ‘Forbes’: Kamala energjizoi demokratët

Kryesoret

Merr një tjetër rrjedhë gara Presidenciale në SHBA. Largim i Joe Biden nga kandidimi për një mandat të dytë dhe nominimi që pritet që të marrë zyrtarisht zv/ Presidentja Kamala Harris po përmbys situatën që kishte në favor Donald Trump pas debatit të parë, atentatit dhe konventës republikane.

Epërsia e ish-Presidentit Donald Trump u ngushtua ndjeshëm në sondazhin e fundit të Forbes/HarrisX duke treguar avantazhin e tij ndaj Zëvendës Presidentes Kamala Harris në dy pikë – dukshëm më pak se epërsia që kishte më parë këtë muaj mbi Presidentin Biden.

Drejtor i përgjithshëm i “Harris x” në Washington, që realizoi sondazhin, Dritan Nesho u shpreh për “Forbes” se sondazhi tregon se Harris “ka rivendosur zyrtarisht garën, duke fshirë pikët e fituara nga Donald Trump pas konventës” dhe se Harris “ka energjizuar bazën demokrate, ka rritur epërsinë me gratë dhe ka mbyllur hendekun me të pavarurit; por ajo ende po lufton për votën e burrave afrikano-amerikanë dhe Trump në përgjithësi ka ende një bazë më të konsoliduar votuesish” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit