Socialistët e thirrur sot në Kongresin e tyre për të zgjedhur Asamblenë e re kombëtare, u përballën me ndryshime surprizë të Qeverisë, të njoftuara nga kyeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij të gjatë. Ato përfshijnë postet thuajse më të rëndësishme të një kabineti qeveritar, dy prej të cilave, ministria e Brendshme dhe ajo Financave, kishin drejtuesë të emëruar jo shumë kohë më parë.
Zoti Taulant Balla u emërua në Ministrinë e Brendshme në korrik të vitit të shkuar. Tani ai duhet t’i lëshojë vendin, një vartësi të tij, drejtuesit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Ervin Hoxha.
Edhe ministri i Financave Ervin Mete, mori postin në shtator të vitit të kaluar. Në vend të tij zoti Rama ka zgjedhur drejtuesin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Petrit Malaj, një tjetër emër teknik, sikundër dhe ai i Drejtorit të Portit të Durrësit Pirro Vengu, të cilit ju besua drejtimi i Ministrisë së Mbrojtjes, në vend të zotit Niko Peleshi. Të dy vijnë nga institucione në varësi të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, figura më me peshë në qeverinë e zotit Rama.
Përfshirja e emrave të rinj, duket se janë preludi, i një lëvizjeje që zoti Rama duket se synon ta shtrijë dhe në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Për më shumë kliko Ketu