Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi në fjalën e tij në Kongresin Zgjedhor foli rreth procesit të rienergjizimit.
Klosi u shpreh se u anëtarësuan 34 mijë të rinj duke e çuar anëtarësimin mbi 100 mijë.
“Do të vazhdojmë të ecim përpara me reformën tonë të rienergjizimit. Ne mirëpritëm 34 mijë anëtarë të rinj, duke e çuar anëtarësimi tonë aktiv në mbi 100 mijë. Ishin mbi 12 mijë të rinj dhe mbi 15 mijë shoqe. Kjo fazë, na lejoi të pastrohemi në bazën tonë të të dhënave. Shtimi i anëtarësisë shënon edhe shtimin e këtij Kongresi me 246 anëtarë të rinj, duke shkuar një numër të rëndësishëm për prezencën dhe pjesëmarrjen. Reforma e rienergjizimi ka sjellë ndryshime të thella dhe të qëndrueshme brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke rionopzuar strukturat tona themelore, duke promovuar barazinë gjinore, duke promovuar prezencën e të rinjve në të”, theksoi Klosi.