Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend tha se kanë qarkulluar disa informacione se priten ndryshime në qeveri.
“Duke qenë 3 mandate rresht, PS ka qenë opozita më serioze dhe më e ashpër e vetvetes në një proces ripërtëritje dhe përshtatje me sfidat më të komplikuara të kohës. Ne kemi krijuar pakënaqësi ndaj vetes, gara jonë nuk është me ata që kemi përballë qe janë për faqe të zezë, por me pritshmëritë e qytetarëve. PS duhet të ribëjë veten”, tha Spiropali.
Ajo u shpreh se Partia Socialiste duhet të ribëjë vetveten dhe betejën nuk e kanë ,e ata që janë për faqe të zezeë e që nuk qeverisin dot veten në opozitë.
“Kundërshtarët janë të paaftë të qeverisin veten në opozitë, jo më vendin. Për këtë shkak dhe këtë kalendar domethënës suksesesh që ka prodhuar qeverisja jonë duket se kemi çdo arsye të jemi me kokën lart për çfarë kemi bërë”, tha Spiropali.